BELSH

Një fëmijë 9 vjeç ka rënë aksidentalisht nga lartësia në fshatin Hardhi e Butë në Njësinë Administrative Fierzë  të bashkisë Belsh dhe për pasojë i mituri është dëmtuar lehtë në kokë.

Burime jo zyrtare bënë me dije se 9 vjeçari ka qenë duke luajtur me bashkë moshatarët e tij, kur ka ndodhur ngjarja. Fatmirësisht, nuk ka pësuar dëme serioze gjatë aksidentit .

I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb