Kryeministri i vendit Edi Rama reagoi për herë të parë publikisht pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane, ku sipërmarrës, eurodeputetë por jo vetëm që kanë lidhje me mafiozët e Ndrangehta tentojnë të gjejnë lidhje në Shqipëri, të cilët ne quajnë tokë të virgjër për të investuar e pastruar paratë e tyre.

I pyetur për përmendjen e disa zyrtarëve të PS, Rama shpërtheu ndaj atyre që i etiketoi me togëfjalëshin “persona që ia kanë bërë nënën këtij vendi”, duke shtuar se është mënyra më e ulët për të përfituar avantazhe politike dhe të tjera.

“Çfarë pret të them unë? Që se di kush janë këta njerëz dhe nuk janë takuar ndonjëherë më mua. Është një turp që ta mbajnë ata që e kanë nxjerrë. Është një mënyrë më e ulët sa s’ka për të kërkuar avantazhe nga politike tek influence duke ja bërë nënën këtij vendi përsëri, si gjithmonë. Në vend që të bëhet informacion bëhet dizinformacion. Bëhet luftë se kush e shtrembëron më shumë të vërtetën”,- tha Rama.

Ai shkoi më tej kur tha se, kjo është provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe mediave.

FJALA E PLOTE

Në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion grupi hetimor italian. Po jua lexoj për t’ju thënë pse është turp i pashembullt për të gjithë ju që keni për detyrë të informoni publikun dhe ushqeni tymnajën me llafe e muhabete, dëngla njerëzish që sipas prokurorisë italiane, jo pas meje se këta pas më shumë se 1 viti në Tiranë dhe bisedime me njeri-tjetrin ato dështuan totalisht.

I vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël për shitje rroba pune dhe ai me konflikte mes ortakëve. Në vitin 2018 investimi i sipërmarrësit Gallo rezulton se ka shitur 5 milion lekë të reja.

Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe ditëve të gjata të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje ata që prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet. Kjo është një marrëzi e pashoqe me asgjë tjetër, flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojën invesitime, përfytyrojnë investime në tokën e premtuar, por s’ka fakte, s’ka prova, asgjë dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. S’kam asgjë për të thënë por pijani lëngun mijëra faqeve, villeni në ekrane e portale për t’i bërë shqiptarët t’ju vijë për të vjellë se ky është edhe qëllimi. Kjo është provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe mediave. Nuk e imagjinoj dot që në një vend normal një njeri që ka një mikrofon merr kohë nga koha e njerëzve dhe ju hedh në fytyrë gjellë kutërbuese dhe të poshtër.

Çfarë pret të them unë? Që se di kush janë këta njerëz dhe nuk janë takuar ndonjëherë më mua. Është një turp që ta mbajnë ata që e kanë nxjerrë. Është një mënyrë më e ulët sa s’ka për të kërkuar avantazhe nga politike tek influence duke ja bërë nënën këtij vendi përsëri, si gjithmonë. Në vend që të bëhet informacion bëhet dizinformacion. Bëhet luftë se kush e shtrembëron më shumë të vërtetën.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb