Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun Erjon Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë vizituar një tjetër familje, së cilës i është ndërtuar shtëpi e re, pas tërmetit shkatërrimtar.

Rama me ironi dhe shaka ka folur edhe për përgjimet, duke i thënë qytetarit se “ke thënë për mua se jam mafioz” e se “më ke sharë”. Rama më tej shtoi se “qesh mirë kush qesh i fundit”.

 

Edi Rama: Nuk e besonit që do ta bëjmë shtëpinë e re, ja e bëmë. Pastaj thonë jemi njësoj, nuk kemi të krahasuar. Ke folur ti, madje kanë dalë edhe përgjimet. Më kanë thënë ke thënë për mua, ‘ik mër, ai mafioz”. E di se më keni shajt, por duke qëndruar edhe unë me ju, po mësoj me shajt më duket.

Vaqarr, Tiranë – Në shtëpinë e re të Medi Agës, i cili ishte shumë mosbesues se do të vinte kjo ditë, por sot e ka para syve shtëpinë e re, më të madhe, më të fortë dhe më të bukur se streha që familja e tij humbi në tërmetin tragjik të 26 nëntorit?

#PunëJoGjumë

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: