Policia në Nju Jork spërkati me spraj piperi një vajzë 9 vjeçe, teksa e gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e trupit të efektivëve dhe u publikuan dje në mediat e huaja.

Oficerët me Departamentin e Policisë Rochester iu përgjigjën thirrjes për ‘telashe familjare’ dhe një makine të mundshme të vjedhur rreth orës 3.30 pasdite të Premten. Policëve u është thënë nga nëna e vajzës, prindi i saj kujdestar, se ajo ishte problematike, donte të vetëvritej dhe donte të dëmtonte veten dhe të tjerët.

‘Ajo tregoi se donte të vriste veten dhe donte të vriste mamanë e saj,’ tha Zëvendës Shefi i Policisë Andre Anderson në një konferencë shtypi të Dielën. Policët thanë se vajza u dërgua në një spital lokal për të marrë “shërbimet dhe kujdesin që i duhej”, pasi u spërkat me spraj piperi nga oficerët.

Ngjarja ndodhi në Rocester, qytezë e shtetit të New York, i cili në mars të një viti më parë ishte skenë protestash pas vrasjes së Daniel Prud; një afro-amerikan dhe ai me probleme mendore, i cili u mbajt me forcë në tokë nga agjentët e policisë.

Në video shihen agjentët e policisë që e prangosin dhe përdorin spraj djegës kundër saj duke u përpjekur që ta fusin në automjetin e policisë. Agjentët u shprehën se ishin të detyruar të përdornin këto mjete për të garantuar dhe sigurinë e vetë fëmijës.

Por kryebashkiakja afro-amerikane e Rocester, Lovli Uoren, dënoi forcën e përdorur kundër një fëmije dhe paralajmëroi një hetim të brendshëm. Ajo u shpreh se ishte vetë nënë e një 9 vjecare dhe ajo video ishte diçka që askush nuk dëshiron ta shohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb