Të paktën 14 pasagjerë e kanë humbur jetën ndërsa 11 të tjerë u lënduan kur një autobus sot u përmbys në një autostradë në jug të Pakistanit.

Në mesin e viktimave dhe të lënduarve ka fëmijë dhe gra. Aksidenti ndodhi në qytetin Uthal në provincën Sindh, tha zyrtari policor lokal, Sharif Ahmed.

Deri tek aksidenti erdhi meqë shoferi për shkak të shpejtësisë së madhe humbi kontrollin mbi timonin, por shkaku edhe më tej është duke u hetuar.

Autobusi, i cili udhëtonte nga provinca Baluchistan drejt qytetit Karaçit është dëmtuar rëndë ndërsa të lënduarit janë transferuar në spitalin më të afërt.

Aksidentet e trafikut me epilog fatal ndodhin në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore si dhe për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb