Muzika popullore ngre peshë zemrat. Këngëtari Ervis Behari me këngët e tij dëgjohet në çdo gëzim familjar. I ftuar në “Vila24”, moderuar nga Androniki Kolka, Behari ka folur me shumë emocion për jetën e tij, humbjen e nënës, raportin e veçantë me të atin e motrën si edhe afrimitetin me familjarët e tjerë.

Me hitet e suksesshme si: “Zotrote”, “Dajo” “Nënë”, “Çupa e pleqërisë” etj janë sipas tij falë bashkëpunimit të mirë me kompozitorin Adi Hila të cilin e konsideron si mik të ngushtë. I pyetur për zgjedhjen e tematikave, Behari thotë se ato i referohen aktualitetit e jetës sonë të përditshme, bazuar gjithmonë tek tabani popullor.

Gjatë bisedës, Behari komenton këngët e tituj e tyre, duke nxjerrë detaje folku tek secila. Intervisa ndërpritet pasi regjia i bën një surprizë duke i përcjellë një mesazh nga babai. Këngëtari përlotet kur dëgjon të atin që flet me krenari për të. Natyrshëm kalohet nga një këngë tek tjetra duke krijuar edhe një atmosferë të këndshme në studio, ndërsa i rikthehen emocioneve, kujton nënën e cila ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

I prekur, tregon se çfarë bën para çdo koncerti për t’u ndierë mirë, gjë të cilën e zbulon për herë të parë në media. Në fund, mes rrëfimesh për jetën, tingujve të muzikës, Behari tregon edhe planet e afërta për martesë, pasi është i fejuar prej 6 vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb