TIRANË

Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Sigurisë mes kreut të këtij Komisioni, nasip Naço dhe deputetit të PD, Ervin Salianji. Shkak i debateve është bërë urimi i deputetit socialist Bujar Çela më 28 nëntor, me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi nga kreu i këtij komisioni të distancohet e të kërkojë ndjesë, përpara se të nisë mbledhja.

“Duhet të distancoheni  për fyerjen që i është bërë gjithë shoqërisë shqiptare, sidomos viktimave të komunizmit dhe të diktaturës për një anëtar të këtij komisioni që ka turpëruar jo komisionin po të gjithë Shqipërinë dhe nuk mundet që në mbledhjen e parë të bëhet sikur s’ka ndodh gjë edhe hajde të vazhdojë komisioni. Unë propozoj që ju duhet të distancoheni një herë, pastaj të fillojë mbledhja se nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë. Duhet të kërkoni ndjesë.” u shpreh Salianji.

Sakaq kryetari i Komisionit, Nasip Naco deklaroi se deputeti Çela është anëtar zëvendësues i këtij komisioni dhe se më parë duhet dëgjuar komisioni i Etikës.

“Që të jemi korrekt në lidhje me cfarë pretendoni ju. Zotëria në fjalë është anëtar zëvendësues në këtë komision. Unë jam vënë në dijeni me këtë lloj komunikimi, kam dashur të kontaktoj nuk munda, kam bërë të mundur për aq sa më lejonte mënyra e komunikimit për të fshirë komentet që ishin bërë, në momentin që s’e arrita dot, e kam nxjerrë nga grupi. Pastaj ka një njoftim nga kreu i grupit parlamentar që do i nënshtrohet Kodit të Etikës, ju keni bërë një kërkesë për kodin e etikës. Do thirret do të dëgjohet brenda rregullave dhe pastaj do procedohet, Për aq sa kam bërë është tërheqje vëmendje, më shumë pastaj duhet dëgjuar Komisioni i Etikës.”- u shpreh Naço.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb