Trupi i pajetë i një personi të mbytur është gjetur sot në bregdetin e Durrësit. Sipas policisë, trupi i pajetë u gjet rreth orës 07:30, në lagjen nr.13. Sipas bluve, nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: