Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një video me drone nga tokat e përmbytura në Shkodër.

Spahia akuzon Ramën për heshtje dhe mosveprim, tekas e paralajmëron se fatura do të paguhet më 25 prill.

Sipas tij, kjo braktisje që po i bën Rama Shkodrës do i khehet mbrapsht në mënyrë shembullore pasi është akt i paprecedent.

 

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

FATURA E BRAKTISJES SE SHKODRES DO PAGUHET ME 25 PRILL!

Këto ishin pamjet e Shkodrës edhe sot! Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë!

Këtë situatë në Shkodër e shohin të gjithë, e provojnë në kurriz ata që janë prekur nga përmbytjet, me familje, blegtori e të mbjella, të majtë, të djathtë e pa ndjeshmëri politike.

Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e c’njerëzore nga një kryeministër. Dhe këtë akt të paprecedent po e bën Edi Rama, që do përballet me këta qytetarë më 25 Prill!

Braktisja e Shkodrës do i kthehet mbrapsht në mënyrë shembullore! #25Prill#ShqipëriaFiton

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb