BEOGRAD- “Nuk ka kërkuar askush që Serbia të ndryshojë qëndrim për Kosovën”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Sipas tij, marrëveshjet e arritura dhe respektimi i tyre nga Prishtina dhe Beogradi, nuk do të thonë njohje të pavarësisë së Kosovës.

Sa i përket anëtarësimit të Serbisë në BE, Daçiç ka thënë se “Serbia do të bëjë çdo gjë në mënyrë që, më së largu deri në vitin 2018 apo 2019, të përfundoi negociatat me BE-në, kështu që BE-ja të marrë një vendim për anëtarësimin e plotë të Serbisë”.

Ndër të tjera Daçiç theksoi se i gjithë progresi drejt anëtarësimit varet nga progresi që do të arrihet në përmbushjen e Kapitullit 35, që fokus ka normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, duke shtuar “edhe Evropa vetë nuk e ka të qartë se çfarë do të thotë ky kapitull”.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: