Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjet e Presidentit në Kosovë.

Me të gjitha gjasat ajo do të jetë Vjosa Osmani, e cila nuk është vetëm Presidente në detyrë, por edhe pjesë e marrëveshjes mes lëvizjes së saj dhe Vetëvendosjes, por edhe politikania që mori më shumë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajmin e bën të ditura deputetja e zgjedhur e LVV, Mimoza Kusari-Lila e cila thotë se në ditët në vijim do të ketë diskutime e takime.

“Zgjedhja e presidentit është obligim kushtetues ligjor për ne të gjithë për arsye se dështimi për të bërë një gjë të tillë e çon Kosovën në një proces zgjedhor. Nuk e besojmë që partitë të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhje e shohin si moment të duhur të paktën që të shkohet në zgjedhje natyrisht që pozita dhe zyra e presidentit në këtë rast presidentes paraqet personin e autoritetin unifikues dhe po besoj që mbështetja e madhe që i është dhënë Vjosa Osmanit në këto zgjedhje me personin më të votuar ndonjëherë në Kosovë me 300 mijë vota tregon që për herë të parë arrihet komplet qëllimi i të pasurit një person që ka mbështetje popullore masive siç e ka Vjosa Osmani.

Gjithashtu besoj që në ditët në vijim do të ketë edhe diskutime dhe trajtim normal me subjektet e tjera për pozicionimet e tyre politike kur të votohet presidentja, por nuk e shoh në interes të përgjithshëm qytetar tash duke u distancuar edhe nga pozita politike e deputetes që është në interes të ditur që Kosova të ballafaqohet edhe me një palë zgjedhje si rrjedhojë e dështimit të zgjedhjes së presidentes”, tha Mimoza Kusari-Lila.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb