ELBASAN
Një i ri, 24 vjeç është hedhur nga godina e vjetër e Urgjencës së Elbasanit.
Mësohet se 24-vjeçari, në momentet që ishte shtruar në spital, shoqërohej nga i ati.
Pasi ka rënë nga lartësia, menjëherë në ndihmë të të riut ka shkuar ambulanca.
Djaloshi është shtruar menjëherë në spital, në gjendje kritike për jetën.
(Balkanweb)