Mediat kanë publikuar një moment vërtetë shokues, kur disa oficerë amerikanë trajtojnë në mënyrë të rëndë një djalosh 5-vjeçar, i cili ishte larguar nga shkolla.

Sipas BBC, dy prej policëve në Maryland, kanë “kërcënuar” fëmijën, duke i thënë se nëna duhej ta dhunojë për gabimin që ka bërë. Ky incident, është pjesë e një procesi zgjedhor, që ka nisur nga nëna e djalit.

Avokatët e çështjes thonë se fëmija ka pësuar trauma emocionale. E gjitha ndodhi kur oficerët e gjetën djalin pak km lar shkollës. Oficerët shihen teksa i afrohen vogëlushit dhe i thonë se përse nuk është një shkollë, ndërkohë që njëri prej tyre dëgjohet të thotë:

“Shpresoj që mamaja jote do të më lejojë të të rrahë”.

Video në fjalë ka marrë shumë reagime në rrjete sociale, ku shumica e përdoruesve kanë dënuar ashpër veprimin e oficerëve të politicë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb