Zbulohen arsyet e largimit të sulmuesit të New York City, David Villa nga Barcelona. Villa u transferua te Barcelona nga Valencia, në vitin 2010, me shumë bujë. Fill pas tre sezoneve, futbollisti u largua nga ekipi katalunase dhe u transferua te Atletico Madrid.
Villa, që aktualisht luan te skuadra e New York City, ka zbuluar arsyet e largimit nga Camp Nou. “Unë vendosa të largohem nga Barcelona për shkak se humba vendin në formacion. Unë nuk luaja për shkak të arsye teknike.
Rruga më e lehtë ka qenë për të qëndruar në Barcelonë, për të fituar tituj, prestigjin dhe reputacionin, por unë kam dashur të jem në fushë dhe jo në bankën rezervë”, ka theksuar ai.
(ed.me/BalkanWeb)
