Këngëtarja e njohur Xhenxila Myrtezaj ka festuar ditën e sotme ditëlindjen.

Në këtë 28-vjetor, Xhensila ka marrë qindra dhurata dhe urime, por më e rëndësishmja është ajo e bashkëshortit të saj, aktorit të humorit Bes Kallaku.

Ky i fundit, ka postuar një fotografi tepër romantike të tyre në rrjete sociale dhe krahas fotos, i ka dedikuar fjalë disa fjalë mjaft të ëmbla.

“N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj “lokja zemres”. ?”- ka shkruar Besi, i cili s’mund ta ndajë kurrësesi humorin as në këto raste.

Ndërsa kujtojmë se zgjimi mëngjesin e sotëm për Xhensilës ishte më i bukuri, pasi shtëpia e tyre ishte mbushur me tullumbace pafund, ndërsa këto momente sigurisht që i shijoi në praninë e Ajkës, vajzës së tyre të vogël.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb