TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka bërë jehonë edhe qëndrimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar për zgjedhjet dhe çështjen e votës. KMSH deklaroi sot se shitja apo blerja e votës veç të tjerave është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor dhe kjo nuk duhet të ndodhë.

“Nga Qëndrimi i Komunitetit Mysliman: ‘Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA nuk duhet të shitet, as të blihet!’”, shkruan ambasadorja e SHBA në “Twitter”.

Yuri Kim Ok Tw
Yuri Kim Ok Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb