Ky është momenti i konfliktit me armë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona, dhëndrri dhe nipi i viktimës, një efektive e forcave “Shqiponja” dhe një tjetër person. Një automjet policie shihet teksa afrohet, teksa dhjetëra largohen të tronditur duke kthyer kokën pas. Në audio dëgjohen ulërimat e një gruaje.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, eksponent i PS-së me profesion mjek psikiatër u vra gjatë konfliktit. Një efektive e “Shqiponjave”, Xhensila Sota, 27 vjeçe u plagos pasi u ndodh rastësisht dhe ndërhyri për të shuar konfliktin si dhe tre të tjerë. Policia ka shoqëruar disa persona dhe deklaroi se ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin Arbër Papleka, ish-efektiv policie.

Konflikti nisi pas denoncimit të PD për një furgon të dyshuar se shpërndante para për vota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: