UEFA nuk ka në plan që të zhvendosë finalen e Champions League, nga Stambolli në Ëembley.

Pandemia e bën edhe më të vështirë këtë finale, pasi Turqia është në Lock-Down, kurse Britania e Madhe duhet të japë leje që ekipet të udhëtojnë drejt Stambollit.

Një skenar ishte që përderisa finalja luhet nga dy ekipe angleze, ajo të luhet në Angli. Por UEFA tashmë ka nisur përgatitjet dhe u jep dy klubeve nga 4 mijë bileta për tifozët.

Herae fundit që Stambolli ka pritur një finale ka qenë një spektakël i vërtetë. 25 majin e vitit 2005, Liverpool mposhti Milanin falë penalltive, por që kishte përmbysur më parë një disavantazh nga 0-3 në 3-3. Një gjë është e sigurt, që edhe këtë vit trofeun e Champions League në qiellin e Stambollit do e ngrejë sërish një ekip anglez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb