Reshtushimi i një fotoje të bërë shumë vite më parë, në të cilën shfaqej Ismail Kadare me bashkëpunëtorët e tij të shtëpisë botuese ‘Onufri’, ku ishte fshirë imazhi i shkrimtares Flutura Açka solli reagime të mëdha në rrjet.
Teksa ishte vetë Açka që kapi këtë detaj, të shumë ishin reagimet mbështetëse ndaj shkrimtares. Ndonëse Açka e ka konsideruar si një shaka, ka ftuar ndjekësit e saj në rrjet që ta marrin si të tillë, këta të fundit kanë reaguar ashpër ndaj kësaj ndodhie.
Disa prej komentuesve e kanë konsideruar një fenomen reminishence e disa të tjerë theksojnë rëndësinë se ky episod duhet të merret me seriozitet. Reagime të shumta ka pasur edhe në sqarimin e botuesit të ‘Onufrit’, Bujar Hudhri, ku ka komentuar edhe vetë Açka.
“Bujar nuk kam asnjë sfide publike me ty, thjesht bëra komentin mbi foton e retushuar, me po ate të drejtë që i dje vetes të retushoje. Stalinist e thashe ne thonjeza enkas qe te mos keqinterpretohet, siç ke bere ti. Të tjerat as nuk janë përgjegjësia ime. Jam sjellë fisnike në miqësinë me ty, i tillë ke detyrimin edhe ti. Flutura”, -shkruan shkrimtarja.
(BalkanWeb)