MEKSIKE- Pas muajsh të tërë kërkimi, presidenti meksikan Enrique Peña Nieto ka njoftuar nëpërmjet Twitterit se është kapur lordi i drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman.

“Mision i Kryer. E kapëm”, ka shkruar presidenti. “El Chapo” kishte ikur në mënyrë spektakulare nga një burg i sigurisë së lartë nëpërmjet një tuneli nëntokësor.

Guzman ka qenë lideri i kartelit të rogës Sinaloa i cili furnizonte SHBA-­të ilegalisht me drogë. Ai i rikap nga policia në vitin 2014 dhe u paraqit si një fitore e madhe e qeverisë meksikane, por burgimi i tij nuk zgjati më shumë se disa muaj.

Guzman kishte arritur të arratisej edhe në vitin 2001 nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë duke u fshehur në një kosh lavanterie.

Ai ishte duke vuajtur dënimin prej 20 vjetësh pasi u arrestua në 1993 në Guatemala


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: