ANGLI

Chelsea dhe Leicester do të përballen sot në ‘Stamford Bridge’ në një ndeshje që vlen sa një sezon për të dyja skuadrat.

Vetëm tre ditë më parë u përballen dy skuadrat angleze ku Leicester arriti të fitojë minimalisht 1-0 mes polemikave.

‘Dhelprat’ arritën të fitojnë për herë të parë trofeun e FA, por tashmë kanë edhe një mision tjetër, të sigurojnë zonën Champions League.

Chelsea në këtë sfidë futet vetëm për fitore pasi në rast të kundërt me të gjitha gjasat humbet edhe mundësinë për të luajtur sezonin tjetër në Champions League, prandaj Leicesterit i intereson edhe një barazim vetëm që të lënë Chelsea-n mbrapa në renditje.

Për të dyja skuadrat kërcënim është Liverpool që qëndron në vendin e pestë dhe ka dy sfida në letër të lehta, prandaj pret se kush do të humbasë pikë në ‘Stamford Bridge’, Chelsea apo Leicester.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb