TIRANE

Po e pyesint edhe ju veten: Po Getoari çfarë i bëri dhuratë ditëlindjeje Marinës? Epo i duruari, i fituari nuk thonë kot. Sot Marina na e zbuloi surprizën më të bukur nga të gjitha dhe themi me bindje se çdo vajzë do donte të ishte në vendin e saj.

Moderatorja publikoi disa foto të një skulpture ku shfaqet vetë ajo dhe tregoi se kjo ishte dhurata e Getoarit për ditëlindjen e saj. Por më e bukura është që reperi e ka punuar vet.

Getoari paska aftësi edhe në skulpturë megjithëse pak ndihmë edhe mund të ketë kërkuar për të arritur të gdhendë perfeksionin e imazhit të gruas së jetës së tij.

“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura të jetës. Të dua jeta ime. Vetëm lumturi më fal”, ka shkruar Marina në postimin në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb