Ndryshe nga Neymar, Kylian Mbappe nuk ka pranuar ende ofertën e PSG për të rinovuar kontratën. Ky hezitim nga ana e sulmuesit francez lidhet vetëm me një fakt, dëshirën e tij për tu transferuar në Madrid. Mbappe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të bashkëpunuar me Zinedine Zidane por e ardhmja e trajnerit nuk është aspak e sigurt, përkundrazi, në Spanjë flasin për një divorc të sigurt në fund të këtij sezoni. As ky detaj me sa duket nuk ka më rëndësi, Mbappe vijon të joshet nga ideja për të veshur fanellën e bardhë.

As
As

Sipas të përditshmes sportive “AS”: Mbappe mbetet objektivi kryesor i Real Madrid, me apo pa Zidane në stol. Gjithnjë sipas “AS”, presidenti Perez ka bindur francezin për tu transferuar tek Reali, edhe vetë sulmuesi nuk ka shumë pretendime se kush do të jetë trajneri i ri i Realit, është i gatshëm të bashkëpunojë si me Allegri ashtu edhe me Raul, dy opsionet kryesore. Më shumë se emri i trajnerit të ri, Mbappe është bindur nga projekti i presidentit, sigurisht dhe nga ideja që në Madrid do ta ketë më të lehtë të fitojë Champions Leage apo trofeun e “Topit të Artë”. Në çdo rast, Perez duhet të bëjë një sakrificë të madhe në aspektin ekonomik për të siguruar shërbimet e atij që konsiderohet si pasuesi i Messit dhe Ronaldos në fronin e më të mirit në botë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb