Pas hapjes së aplikimeve nga ana e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e vendeve vakanete në Gjykatën Kushtetuese, vjen një reagim nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Kjo e fundit deklaroi se një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmarr vendi ynë për të vazhduar ngjitjen e malit.

Gjatë fjalës së saj në një aktivitetit për Garantimin e një Drejtësie të Efektshme në Gjykatën e Lartë, ambasadorja Kim theksoi faktin se do të nxisë Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.

“Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë. Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku”, tha Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: