Avokati Ndue Pjetra, duke folur në “News 24” për vrasjen që tronditi sot Tiranën, foli për të plagosurin në ngjarje, ish-prokurorin e 21 janarit, Adriatik Cama.

Pjetra theksoi se Cama njihej si prokuror që ishte korrekt në punën e tij.

“Adriatik Cama ishte i shkarkuar nga vetingu, ishte i rregullt në punë. Shumë pak veriorë kanë kaluar Vettingun, dihet kjo. Gjithçka nis te avokati, sepse prokurorët nuk bëjnë dot korrupsion pa ndërmjetësues avokatin. E kemi kërkuar që nuk duhet që të vihen gjyqtar ata që janë shkarkuar nga vetingu.

Cama ishte avokat kryesisht, është më mirë të jesh avokat i shtetit, kryesisht do të thotë se çfarë i thotë gjyqtari bëën, vetëm firmos shkresa. Kur u largua Adriatik Cama nga vetingu, të gjithë menduan se do iknin të gjithë. Ishte prokuror korrekt dhe nuk pranonte ryshfet. Çështjen e sotme le ta hetojë Prokuroria”, deklaroi Pjetra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb