TIRANE

Varianti indian Delta është rreth 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, që u shfaq në Angli dhe vaksinat janë më pak efektive kundër tij, ka thënë Shëndeti Publik në Angli.

Më shumë se 90% e rasteve të reja COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë aktualisht me variantin Delta.

Varianti, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më dominues në Mbretërinë e Bashkuar sesa Alpha. Që nga java e kaluar, numri i rasteve të varianteve Delta në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me 70% në 42 323.

Studimi i Institutit të Shëndetit Publik tregon që varianti Delta shoqërohet me një rrezik afërsisht 60% të shtuar të transmetimit krahasuar me variantin Alpha.

Vetëm në Angli Deri tani nëjanë regjistruar 42 persona të vdekur nga varianti Delta i covid-19 pra nga versioni indian. Nga 42 personat 12 prej tyre ishin të vaksinuar me të dyja dozat.

Ndërsa 23 prej tyre nuk ishin të vaksinuar me asnjë dozë dhe 7 kishin marrë vetëm dozën e parë të vaksinës prej më shumë se 21 ditësh. Këto janë të dhënat e Public Health England (Phe) shkruan The Guardian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb