Kryeministri i Maqedonisë sëVeriut, Zoran Zaev ka dhënë një mesazh indirekt pasi Bullgaria i pengoi vendit të tij, por edheShqipërisë çeljen e negociatave këtë qershor.

Zaev ka takuar kryetaren aktuale të OSBE, Ann Linde e cila është dhe ministre e jashtme e Suedisë.

Ai vë në pah suksesin që Maqedonia e Veriut ka arritur me reformat sipas të cilit u shënuan si obligim nga agjenda evropiane.
Nga ana tjetër Zaev tregon se në 2023 Maqedonia e Veriut do të udhëheqë OSBE-në.

 

STATUSI NGA ZORAN ZAEV

Maqedonia e Veriut përfundoi me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda evropiane. Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë dhe kryetari aktual i OSBE-së, An Linde, ka sjellë mbështetje të qartë nga Suedia për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Jemi të nderuar që po e udhëheqim OSBE-në në vitin 2023, është njohje e kontributit të Maqedonisë së Veriut si funksionim i demokracisë shumë-etnike. Me përvojën që kemi në zgjidhjen e problemeve dhe çështjet e hapura, do të kontribuojmë me një kontribut të fortë në gjetjen e zgjidhjeve në sfidat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb