Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Itali-Austri, e vlefshme për fazën e 1/8-ës të “Euro 2020”.

Roberto Mancini do i vari shpresat në këtë ndeshje te treshja e sulmit, Domenico Berardi, Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne. Çelësat e mesfushës trajneri italian ia ka besuar emrave si, Marco Verratti, Barella dhe Jorginho.

Ndërsa katërshja e mbrojtjes do të formohet nga Bonucci, Acerbi, Spinazzola dhe Di Lorenzo.

Në portë, do të jetë i përhershmi Donnarumma.

Nga krahu tjetër Austria, beson te klasi dhe përvoja e kapitenit Alaba, por edhe qendërsulmuesit Arnautovic, për të tentuar të kaluar armatën italiane, që nuk njeh asnjë humbje e gol të pësuar deri më tani në këtë kampionat.

Foramcionet zyrtare:

Austri: Bachmann; Lainer, Hinteregger, Dragovic, Alaba; Grillitsch; Laimer, Schlager, Sabitzer, Baumgartner; Arnautovic.

  • foto galeri

Itali: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb