‘News24’ ka udhëtuar drejt fshatit Bago në Spille, ku është ngritur një landfill i jashtëligjshëm nga Bashkia e Kavajës, ku me djegien e qindra tonelatave mbeturinash, është shkaktuar një katastrofë mjedisore.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj në një raportim live nga ky vendgrumbullim, pohoi se situata është dramatike në këtë fshat, ku e gjithë zona është e ‘pushtuar’ nga tymi por edhe nga era e keqe, ndërkohë që gjithçka ndodh në mes të sezonit turistik. Haxhiaj tha se në këtë fshat që shtrihet mes Plazhit të Gjeneralit dhe Spillesë, kundërmon era e keqe, ndërsa pirgjet e mbetjeve shihet se digjen nga zjarri që i vendoset kryesisht natën.
Banorët dhe turistët e kësaj zone janë shprehur të shqetësuar nga situata në fjalë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga Bashkia e Kavajës. Kjo e fundit pohoi se në territorin në zotërim të saj nuk ka asnjë landfill.
(BalkanWeb)