Një aksident është regjistruar sot te kryqëzimi i Gjadrit në Lezhë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëri prej tyre ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se nga aksidenti fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Sipas policisë, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”.

Ndërkohë, Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb