Elesid Hysaj ka përfunduar nën shënjestrën e tifozëve fashist të Lazio, ku mjaftoi një këngë, “Bella Ciao”, me motive partizane, për të ndezur një sulm të madh ndaj kapitenit të përfaqësueses shqiptare. Ultrasit vendosën një banderolë në një prej rrugëve më të populluara të Romës me mbishkrimin: “Hysaj krimb, Lazio është fashiste”, për ta bërë edhe më skandaloze sjelljen e tyre. I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i klubit që sërish i ka dalë në krahë Hysaj:

Lazio Reagimi
Lazio Reagimi

“Klubi Sportiv Lazio dënon me forcë banderolën e turpshme kundër lojtarit Elseid Hysaj. Nuk është episodi i parë i këtij lloji. Ne kurrë nuk do të jemi në krah të atyre që mohojnë vlerat e sportit. Nga ana tjetër, ne jemi në krah të lojtarit tonë dhe të gjithë lojtarëve të tjerë të përfshirë në grumbullim para-sezonal në javët e fundit. Ne qartësisht distancohemi nga ata që duan të shfrytëzojnë këtë ngjarje që dëmton ekipin, të gjithë tifozët e Lazios dhe klubin për qëllime politike”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit lacial.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: