Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze, Lyda Harris, e cila u arrestua 3 ditë më parë nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të Ambasadës Amerikane. Lajmi u bë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.

Arrestimi i saj u bë i mundur pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë kishte lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar Kodi Penal i SHBA-së.

Para trupit gjykues avokati i saj tha se gruaja nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, ndërsa foli për reputacionin e mire që gëzon në vendin ku jeton dhe faktin se ka qenë mësuese për një kohë të gjatë në shtetin e Arizonës. Ai kërkoi nga gjykata një masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje dhe jeta e saj është në rrezik nëse dërgohet në qeli

 

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb