Gazetari i “News 24”, Enrik Mehmeti ka ndjekur nga afër operacionin e kryer nga “Viva Helicopter”, përgjatë territorit të Vlorës, me qëllim shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.

I gjendur në bordin e helikopterit, gazetari ka përshkruar nga ajri zonat më të rrezikshme, si dy fshatrat, Gjorm dhe Gumenicë. Në pamjet e sjella për “BalkanWeb”, nga gazetari Mehmeti, shihet i gjithë itinerari që ndjek helikopteri, që nga mbushja me ujë në rezervuar e deri te spërkatja e gjithë hapësirës së djegur.

Piloti helikopterit, në fjalën e tij për “News 24”, tregoi se situata vijon të jetë e rënduar.

Në fshatin Gjorm ku u raportua se rrezikoheshin edhe banesat, gjendja është më e stabilizuar, ndërkohë që po punohet në Karaburun, me flakët të favorizuara nga era, që mund të prekin edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ndërkohë që operacionet po vijojnë, për të normalizuar situatën edhe atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb