Prishtina nuk ia del në Norvegji, teksa i ka dhënë fund aventurës në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës, nuk arritën të menaxhonin triumfin 2-1 në ndeshjen e parë, teksa u mposhtën nga Bodo/Glimt me rezultatin 2-0 në ndeshjen e kthimit.

Dopieta e sulmuesit Botheim, i siguroi kualifikimin kampionëve norvegjezë, të cilët siguruan një biletë për në raundin “play-off” të Ligës së Konferencës.

Vlen të theksohet fakti, se vendasit, humbën edhe një 11-metërsh në minutën e 23-të, ndërkohë që Oto Xhon dhe Hoti, patën dy mundësi shënimi, por nuk arritën të shënonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb