Elektrizohet Korça! Muzikë, hare, miq dhe pije të mirë. Kjo ka qenë atmosfera në natën e katërt të festës së birrës. Qyteti i serenatave, në dy pikat e tij, mblodhi mijëra qytetarë, të huaj dhe shqiptarë të cilët festuan nën ritmet e muzikës.

Teksa në qytet dëgjohet muzikë kudo dhe shijohet ushqimi dhe birra e mirë, në Korçë mbahen dy koncerte paralele, te Pazari dhe te terminali.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë në skenën magjike të ngritur te terminali i qytetit, u ngjitën dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi, të cilët ishin kulmi i kësaj feste, ndërsa dhuruan emocione te qytetarët. Vëllezërit korçare kënduan këngët nga repertori i tyre, aq të dashura për publikun, ndërsa kulmoi edhe kënga ‘Si lule margarita’.

MUZIKË, BIRRË DHE SURPRIZA

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Erjola Jata pohoi se në 3 ditë koncert në qytetin e bukur juglindor ka pasur pjesëmarrje të madhe të turistëve vendas por dhe të huaj, ndërsa pjesëmarrja u rrit nga ora në orë, duke paralajmëruar edhe surpriza. Duke përfituar edhe nga fundjava, qytetarët kanë rendur drejt Korçës, ku përveç muzikës së bukur do të shijojnë edhe birrën.

“Birra Korça” si birra kryesore dhe e para që në zanafillën e kësaj feste, ndiqet dhe nga “Birra Tirana”, që gjenden me 12 stendat e tyre pranë konsumatorëve dhe që freskojnë netët kulminante të kësaj vere. Gjatë mbrëmjes së sotme, në natën e katërt të Festës së Birrës në Korçë, performuan edhe grupi i rrokut nga Australia, “Mixed Up Everything”. Padyshim që një tjetër kënd ku festohet çdo natë është Shtëpia e Birrës ‘Korça’.

Ndërkohë, gjatë së dielës, në natën e fundit të Festës së përvitshme të Birrës, do të performojnë grupet muzikore “Hot Club Tirana”, “Wedding and Funeral Band”, Kori Lira si dhe këngëtari me famë botërore Goran Bregoviç. Ndërkohë, Alket Islami ka dhënë spektakël nga ajri ku ka filmuar nga lart Korçën në festë, duke ngjitur në qiell edhe logon e News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb