FINIQ

Një zjarr ka rënë në fshatin Aliko të Finiqit duke rrezikuar seriozisht banesat.

BalkanWeb mëson se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe tashmë rrezikohet edhe fshati Jermë.

Zjarri favorizohet nga erërat teksa banorët janë evakuar, por disa prej tyre po përpiqen ta ndalin me mjete rrethanore.

Kryebashkiaku i Finiqit, Kristaq Kiço ka kërkuar publikisht ndihmë për zjarrfikësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb