Gjykata e Vlorës vendosi të lë në burg 30-vjeçarin Fadil Likaj, i cili pak ditë më parë, tentoi të vriste ish-të dashurën e tij 20-vjeçare, Kostandina Zanaj. Ngjarja ndodhi në mesditë në qytetin e Vlorës, në një kohë, kur kalimtarët në rrugë ishin të shumtë.

Gazetari Enrik Mehmeti, tregon për “BalkanWeb”, detaje të reja nga kjo tentativë vrasje. Ai tha se Likaj është paraqitur në sallën e gjyqit kokë ulur dhe nuk ka dhënë detaje të shumta.

Sipas burimeve të gazetarit, 30-vjeçari kishte menduar që me njërën granatë t’i jepte fund jetës së 20-vjeçares dhe me tjetrën, të vriste veten e tij.

Kujtojmë se ditën e ngjarjes, e reja doli jashtë lokalit me vrap për të kërkuar ndihmë kurse 30-vjeçari iku me shpejtësi, por u neutralizua nga qytetarët dhe policët që ndodheshin rastësisht në zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb