Ursula von der Leyen, bëri thirrje për angazhimin e gjithë botës gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) që do të mbahet në Glasgoë nga 31 tetor deri më 12 nëntor.

“Nëse kjo nuk ndodh nuk do të ketë më kohë për të ndaluar ndryshimet klimatike”- ka thënë Von der Leyen.

“COP26 në Glasgow do të jetë momenti i së vërtetës për bashkësinë botërore. Biden tashmë ka premtuar se do të dyfishojë kontributet e SHBA për vendet në zhvillim, BE do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj nivelit më të lartë të ambicies: BE mbetet donatori më i madh përsa i përket ndryshimeve klimatike“- përfundoi presidentja e komisionit të BE -së, Ursula von der Leyen, duke folur në samitin evropian mbi investimet e qëndrueshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: