Një dron amerikan vrau një eksponent të Al Kaedës në Siri. Kështu deklaroi Pentagoni, duke nënvizuar se gjatë një bastisje u godit Abdul Hamid al-Matar.
“Largimi i këtij udhëheqësi të lartë të Al Kaedës do të rëndojë aftësinë e organizatës terroriste për të planifikuar dhe kryer sulme që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët tanë ose civilët,” tha Majori i Ushtrisë Amerikane John Rigsbee.
(BalkanWeb)