TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ripërsëriti sot qëndrimin e tij, se nuk do të mbledhë Kuvend Kombëtar të partisë për të diskutuar vendimet e SHBA-së.

lidhur me deklaratën e ish kryeministrin Berisha se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Basha theksoi se Sali Berisha nuk ka asnjë fuqi për të thirrur asnjë institucion të partisë.

“Kam thënë që detyra ime është zbatimi i statutit, dhe neni 3 i tij është i qartë sa i takon orientimit euroatlantik të PD. Ndaj kam thënë që kuvend që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë së SHBA nuk ka për të patur kurrë, sa të jem unë kreu i partisë dhe qëllimi për momentin është të përfundoj mandatin e dhënë nga shumica dërrmuese e demokratëve, duke e cuar partinë drejt objektivave të saj, rrëzimi i regjimit Rama.

Ajo që duhet t’ju habisë ju, sic më ka habitur mua, është që njeriu që bërtet statuti statuti, shpall dhe i jep vetes kompentenca që nuk i ka dhe s’mund t’i ketë.

Sali Berisha s’ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë për të thirrur asnjë isntitucion të partisë. Partia ka institucionet e saj. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë e tij bunker në hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera.

Kuvend kam thirrur thërras e do thërras për të vendosur për cështje statutore, por bunker nuk thërras dot. Cilido qoftë t’i drejtohet institucioni të partisë dhe jo bunkerit.” tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb