Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve të radhës në eliminatoret e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, të dyja në transfertë. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore pasditen e hënës ndërsa në mbrëmje grupi është kompletuar. Pas Erenst Muçit, i cili kaloi tek Kombëtarja A, trajneri Bushi humbet një tjetër sulmues.
Tedi Cara ka rezultuar me probleme fizike pas ekzaminimeve që iu nënshtrua dhe pas konsultave me stafin mjekësor u vendos që Cara nuk mund të rikuperohet për këto dy ndeshje. Vendin e tij e merr një tjetër lojtar i Partizanit, Arinaldo Rrapaj.
(BalkanWeb)