Presidenca ka reaguar pas vendimit të gjykatës për pushimin e çështjes ndaj gjyqtarit dhe ish-kreut te KED, Ardian Dvoranit. Me një reagim në facebook, zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan se ky vendim është i papranueshëm dhe se do të ankimohet.

Sipas tij faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK. Ai ka bërë përgjgjegjës SPAK se refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: