Karim Benzema është dënuar me një vit burg, me kusht, për çështjen “sextape”. Sulmuesi i Real Madrid dhe përfaqësueses franceze është shpallur fajtor për tentativë zhvatje ndaj ish shokut të skuadrës Mathieu Valbuena, i cili ishte i përfshire në një video hot. Gjykata tribunale në Francë ka dënuar sulmuesin edhe me 75 mijë euro gjobë.
Benzema nuk ishte i pranishëm gjatë seancës gjyqësore pasi ishte i grumbulluar me ekipin e Real Madrid për sfidën e Champions League kundër Sheriff.
(BalkanWeb)