Një person ka humbur jetën dhe të paktën 41 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të vullkanit Semero në ishullin Java.

Pas shpërthimit zona u mbulua nga re të mëdha tymi dhe hiri.

Në një video të publikuar nga shërbimet e urgjencës shihen banorë përfshirë edhe fëmijë të cilët vrapojnë për të gjetur një vend më të sigurt, ndërsa re tymi dhe hiri kanë mbuluar fshatrat e afërta.

https://twitter.com/i/status/1467089461842485256

Nënkryetari i qarkut Lumajang, Idah Masdar tha gjatë një konference për shtyp se një person ishte vrarë dhe mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas shpërthimit të vullkanit, ndërsa ‘lumenjtë’ e llavës derdheshin në fshatrat e tyre.

https://twitter.com/i/status/1467061742911975426

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb