Enxhi Biba është një emër i njohur për publikun shqiptar. E shohim përditë në ekranin e TV-së më të madh informativ, “News 24”, në emisionin “Sport News” .
Prej dy vitesh, moderatorja bukuroshe ka ndërtuar profilin e saj të veçantë me lajmet sportive dhe intervistat në terren me personazhet më të njohura të futbollit shqiptar e atij ndërkombëtar, duke u bërë një prej moderatoreve më të kuotuara në televizionet shqiptare.
E rezervuar deri tani për jetën e saj private, në profilin e saj në “Instagram”, ne mund të gjejmë foto të Enxhit para dhe pas emisionit në “News 24”, ku përveç formave fizike, bie në sy edhe veshja e kuruar deri në detaje.
Por gazetarëve të “Panorama Plus” nuk i ka shpëtuar një detaj aspak i zakonshëm. Prej ditësh, në redaksinë e “News 24”, vijnë buqeta me lule në emrin e moderatores bukuroshe.
E pyetur nëse është në ndonjë lidhje, Enxhi Biba shprehet se statusi i saj zyrtar është “single”, edhe pse ndihet e habitur nga buqetat e shumta dhe dedikimet që ka marrë kohët e fundit. Cili është adhuruesi i fshehtë i Enxhi Bibës? Me siguri do ta zbulojmë në ditët në vazhdim.