Nuk marrin fund lajmet e këqija për skuadrat europiane teksa shumë lojtarë kanë rezultuar pozitiv me virusin famëkeq. Koronavirusit nuk i shpëton as Reali i Madridit ku janë infektuar katër lojtarë.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi madrilen me anë të një komunikate zyrtare duke njoftuar se lojtarët që kanë rezultuar pozitiv janë, Courtois, Camavingha, Valverde dhe Vinicius JR.

“Klubi i Realit të Madridit komunikon se lojtarët tanë, Courtois, Valverde, Camavingha dhe Vinicius JR kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, – shkruhet në komunikatën e skuadrës “Los Blancos”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb