TIRANË

Studiuesja Jonila Godole, njëkohësisht sekretare e të përndjekurve në PD ka komentuar dhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama pak pas mbledhjes në PS, ku foli për opozitën dhe zgjedhjet e pjesshme. Sa i përket gjuhës së tij, Godole tha se kjo është kultura politike duke i cilësuar kampionë të manipulimit.

Ajo dha një koment edhe për anketën e kryeministrit në kuadër të nismës për këshillimin kombëtar.
“Kjo është kultura politike. Kjo është gjuha, fyerja që i jepet palës tjetër. Ajo që më bëri përshtypje ajo që ne futemi si kampionë për të fituar, po, po si kampionë për të manipuluar se sa për të fituar. Unë pata një koment për anketën si studiuese. Ishin 12 pyetje sugjestive. Nëse publiku nuk e kupton, është një pyetje e cila sugjeron që ti të zgjedhësh përgjigjen që qeveria do, të thuash po. E merrja me mend, por që të dalë publike është e rëndë. Nëse do të këshillohesh me qytetarët, duhet t’i pyesësh ata se çfarë është e rëndësishme, korrupsioni është i rëndësishëm. Gjithë mungesa e programit ishte zëvendësuar aty me liberalizimin e kanabisit. Aty flitet për amnistinë e parave që vijnë nga jashtë, kush do i kontrollojë këto. Cili qytetar do kthejë përgjigje për këtë, sa të informuar janë qytetarët. Për çfarë e kanë zgjedhur qytetarët një qeveri, që të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr. Ne kishim një sërë anketash para zgjedhjeve se kush ishin çështjet që shqetësonin qytetarët. Nuk kemi nevojë për anketa të përgjigjemi ashtu siç do kryeministri. Të noterizojmë vendimet që qeveria ka marrë tashmë. Janë kampion në manipulim, shpresoj shumë që shqiptarët ta kuptojnë këtë gjë”, deklaroi Godole.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb