ITALI- Një grua italiane mund të dënohet me gjashtë vjet burg, pasi burri e ka paditur se nuk gatuan dhe pastron mjaftueshëm.
40- vjeçarja nga Sonnino në Lazio akuzuar për “keqtrajtim të familjes”, – sic raportojnë mediat lokale.
Bashkëshorti i saj 47 -vjeçar ndihet i “fyer” nga e gjithë kjo histori, ndërsa pretendon se “keqtrajtimi” ka zgjatur dy vjet.
Sipas deklaratës së tij, thuhet se ka qenë i detyruar të vuajë dhe të jetojë me higjienë të ulët. Ai gjithashtu pretendon se shumë herë është detyruar të blejë ushqim, pasi gruaja nuk gatuante.
Burri më tej shton se e shoqja e ka nxjerrë nga shtëpia për këtë arsye.
(ma.ar/BalkanWeb)