Jahmir Hyka është një nga lojtarët më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, një futbollist me një CV mbresëlënëse, ku ka shëtitur në shumë vende të ndryshme të botës. Një produkt unik i klubit Dinamo, Hyka nisi në moshë të re një karrierë jashtë Shqipërisë duke shëtitur në klube të mëdha si Rosenborg, Olympiacos, Mainz e shumë klube të tjera, por kaloi edhe kontinentin duke luajtur në SHBA e së fundmi në Kinë.

Hyka vendosi ti jap fund këtij “shtegtimi” dhe pas 11 vitesh rikthehet në Shqipëri teksa zgjodhi Teutën për të vijuar karrierën.

Në një intervistë ekskluzive për “News24” për emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, Hyka foli për të gjithë karrierën e tij duke u ndalur tek detajet më pikante. Sigurisht tregoi pse zgjodhi Teutën dhe jo dy ekipet e kryeqytetit Tiranën dhe Dinamon.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb