KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD për çështjen e koalicionit zgjedhor “Shtëpia e Lirisë”. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementet e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr.2. KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.

Partia Demokratike ankimoi regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku përfshihen zyrtarisht LSI dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë.

Në këtë koalicion nuk u njoh nga KQZ Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi nuk rezulton i regjistruar si parti.

PD ankimoi në KAS duke kërkuar që të sqarohet çështja se në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ Komisioni i Rithemelimi të Berishës është prezantuar si Partia Demokratike. Sipas PD-së, kur bënë kërkesën për koalicion LSI e PDK nuk ishin regjistruar, ndërkohë që selia blu kërkonte shfuqizimin e vendimit për regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.

“KAS ka arrë në shqyrtim kërkesën e PD për çregjistrim të koalicionit Shtëpia e Lirisë. KAS vendosi të mos e kalojë për shqyrtim këtë kërkesë ankimore, pasi gjykoi se kërkesa nuk ishte e plotë në formë e përmbajtje. Në fillimet e këtij koalicioni, LSI depozitoi në KQZ kërkesën për të regjistruar koalicionin ku ishte LSI, Partia Demokristiane dhe Komisionin e Rithemelimit. Por KQZ ka vendosur që të regjistrojë LSI dhe Partinë Demokristiane, me arsyetimin që Komisioni i Rithemelimit nuk është regjistruar më herët në KQZ”, tha gazetari Gjençaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb